Kategoria e Parë/ Befason Tomori, s`ka surpriza me pretendentët! Të gjitha rezultatet!

6 Prill 2019
18:52
back button

Janë luajtur ndeshjet e radhës të Kategorisë së Parë. Sa i përket skuadrave që luftojnë për ngjitjen në Superligë, dhe që bëjnë pjesë në dy minigrupet e para të Grupit A dhe B, Dinamo ka mposhtuar Erzenin në shtëpi, duke fituar me rezultatin 2-0. 

Tre pikët e sotme e ngjisin ekipin kryeqytetas në vendin e dytë në renditje, por që duket se pak do të vlejnë për Superligën, pasi Vllaznia që kryeson në Grupin A, është e shkëputur me 11 pikë.

Korabi është mundur në shtëpi nga Besëlidhja me rezultatin 0-1, me vendasit që mbeten në vendin e pestë në renditje në minigrupin e parë të Grupit A. 

Shënkolli ka pritur Vorën në shtëpi, me ndeshjen që ka përfunduar në barazim 1-1, teksa të dyja skuadrat mbajnë përaktësit vendin e katërt dhe të pestë në minigrupin e dytë të Grupit A, duke bërë që pika e sotme të mos ketë asnjë vlerë, pasi të dyja skuadrat po shkojnë drejt rënies nga kategoria.

Ndërkohë, Burreli ka fituar 1-0 me Veleçikun, duke marrë tre pikë të arta, që e mbajnë në vend të parë në minigrupin e dytë të Grupit A. 

Në minigrupin e parë të Grupit B, Oriku është mundur nga Besa me rezultatin 0-1 në shtëpi, me kavajasit që tashmë i afrohen me tre pikë Bylisit në luftën për ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm. 

Ndeshja tjetër, ajo mes Lushnjës dhe Egnatias, është mbyllur në barazim 2-2, , teksa të dy ekipet ndajnë përkatësisht vedin e tretë dhe të katërt në minigrupin e parë të grupit B. 

Tomori vijon të prodhojë rezultate surprizë dhe ta habitshme, pasi është mundur sot në shtëpi nga Turbina, me këto të fundit që fituan pastër 0-2 në fushën kundërshtare. Skuadra beratase pas humbjes së sotme mbetet me 10 pikë në vendin e tretë, në minigrupin e dytë të Grupit B. 

Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi ka qenë ajo mes Apolonisë dhe Pogradecit, me fierakët që kanë fituar bindshëm me rezultatin 4-0 ndaj liqenorëve. Kjo fitoren i jep tre pikë të rëndësishme Apolonisë, e cila kryeson minigrupin e dytë të Grupit B në Kategorinë e Parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit