Kategoria e Parë/ Eagles dhe Invaders ndajnë kreun pas fazës së parë

17 Dhjetor 2018
19:27
Telesport
back button

Ka përfunduar faza e parë e Kampionatit të Kategorisë së Parë në Basketboll për meshkuj, që ka konfirmuar dyshen Eagles-Invaders në krye të renditjes, me nga 19 pikë secila. Edhe ndeshjet e javës së 20-të nuk dhuruan surpriza, pasi të dyja skuadrat e kreut fituan në përballjet e tyre, duke ruajtur pozicionet në renditje.

Tirana Eagles Basket fitoi 76-70 në Vlorë ndaj Flamurtarit, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, por miqtë nga kryeqyteti u treguan më të saktë në fund, duke e merituar fitoren. Më i lehtë suksesi i Invaders, që në “Asllan Rusi” mundi 108-78 Elbasanin, ndërsa në Korçë, ekipi i Skënderbeut mposhti 75-71 Apoloninë.

Siç dihet, skuadra që renditet e para në Kategorinë e Parë, në përfundim të sezonit të rregullt, ngjitet direkt në Superligë sezonin tjetër. Ndërsa ekipi I dytë do të luajë në play out me të pestën e Superligës.

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 10-të

Invaders – Elbasani, 108-78

Flamurtari – Tirana Eagles Basket, 70-76

Skënderbeu – Apolonia, 75-71

Renditja: Tirana Eagles Basket 19 pikë (9/1), Invaders 19 pikë (9/1), Flamurtari 14 pikë (4/6), Skënderbeu 14 pikë (4/6), Elbasani 13 pikë (3/7), Apolonia 11 pikë (1/9).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit