Kategoria e Parë nis në tym: Me kë e kemi javën e parë?

7 Shtator 2019
14:05
back button

Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme kundër Francës dhe Islandës për kualifikueset e kampionatit europian. FSHF është e angazhuar e gjitha te kombëtarja, ndërsa ka harruar se në Shqipëria ka dhe kampionate vendore. 

Superiorja është një mish-mash i vërtetë me skuadra të falimentuara që para fillimit të sezonit, ndërsa licencimet janë marrë me bekim nga lart. Natyrisht, Zoti nuk ka nxjerrë ndonjë të dërguar të posaçshëm për futbollin tonë.

Estradë e vërtetë është situatë me Kategorinë e Parë, kampionat që teorikisht duhet të nisë të shtunën e ardhshme. Ekipet kanë nisur prej kohësh përgatitjet, por Federata nuk është në të njëjtën linjë me to. 

Arsyeja? E thjeshtë, jemi një javë larg dhe ende nuk kemi një kalendar për ndeshjet e ligës së dytë. Neglizhencë, harresë, injorancë, cilësojeni si të doni, të 3 epitetet i qëndrojnë për shtat. Skuadrat ecin qorrazi dhe nuk marrin guximin për të pyetur, apo ankuar… Kanë frikë! Mjafton që ndonjë gogol t’i kujtojë rastin e Tomorit sezonin e kaluar dhe të gjithë qepin gojën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit