“Mundje dore” për futbollistin e Ajax: Milan, Roma dhe Juventus e duan falas!

7 Tetor 2021
18:06
Telesport
back button

Merkato e tanishme ka ndryshuar dhe shumë futbollistë preferojnë të lirohen falas për të siguruar rroga të larta dhe komisione agjentësh në mënyrë që të kenë mundësi të jenë më të lirshëm…

Kështu, edhe për ekipet e mëdha është më e lehtë të kërkojnë profile.

Tre skuadra të Serie A në gjurmët e Noussair Mazraoui, mbrojtës i djathtë i kombëtares marokene…

Motivi lidhet sigurisht me kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezonit me klubin aktual, Ajax.

Sipas asaj që raportohet nga Fichajes.net, tre klubet në fjalë do të ishin Juventus, Roma dhe Milani, i gatshëm për të bërë betejë për të përfshirë transferimin e afrikanit falas, verën e ardhshme.

Në fakt, Ajax tashmë ka humbur me zero portierin Onana (i destinuar te Interi) por rrezikon që ta bëjë edhe me Mazraoui, që kërkon një eksperiencë tjetër të re dhe një kampionat më të fortë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit