Tenis/ “Laver Cup 2021”, Europa dominon dhe fiton sfidën ndaj botës

27 Shtator 2021
10:29
Telesport
back button

Në Boston (Amerikë) është zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar eventi “shoë” i tenisit, “Laver Cup 2021”. Ky është edicioni i katërt i këtij turneu ideuar dhe organizuar nga Roger Federer, ku përballen tenistët më të mirë nga Europa ndaj atyre më të mirë nga bota. Ky turne rikthehej pas një viti pushim, për shkak të pandemisë.

Ashtu si në tri edicionet e para edhe këtë vit triumfuan tenistët nga Europa, që mundën 14-1 pjesën tjetër (botën). Në përbërje të ekipit të Europës ishin Alexander Zverev, Stefanos Tsitsipas, Matteo Berrettini, Andrey Rublev dhe Casper Ruud. I pranishëm në tribunë edhe Roger Federer.

Në kahun tjetër (bota), ishin tenistët Felix Auger-Aliassime, Denis Shapovalov, Diego Schwartzman, Reilly Opelka, John Isner dhe Nick Kyrgios. E veçanta është se Zverev ka qenë i pranishëm për Europën në të katërta edicionet e zhvilluara, ndërkohë që munguan edhe Rafael Nadal e Novak Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit