Katër gjysmëfinale radhazi të humbura, sezon i mallkuar për Nadal

14 Maj 2019
9:18
Telesport
back button

Viti 2019 nuk ka sjellë ende triumfin e parë sezonal për Rafael Nadal, që synon të thyejë tersin në turneun Masters të Romës, i cili nisi dje. Tenisti spanjoll ka mbërritur në kryeqytetin Italian, ku ka folur për paraqitjet e tij. “Ndihem mirë. Është e vërtetë që nuk kam fituar asnjë titull këtë vit, por loja ime ka ardhur në rritje”, tha spanjolli.

Nadal ka shkuar deri në gjysmëfinale në katër turnetë e fundit, por pa mundur të fitojë (Indian Wells, Montekarlo, Barcelona dhe Madrid). “Ky është tenisi, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet. Ajo që më kënaq është se kudo që kam luajtur kam bërë paraqitje të mirë. Nëse kam humbur do të thotë se rivali im ka qenë më superior se unë”, tha Nadal.

Po bëj çdo ditë nga një hap përpara, për të qenë gati për Roland Garros. Në Romë dua të shkoj deri në fund dhe të mos ndalem sërish në gjysmëfinale apo më herët. Dua të rikonfirmoj paraqitjet e mira që kam bërë deri më tani. Jam 33 vjeç dhe jam në nivele të larta, kjo nuk është pak”, u shpreh Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit