Katër lojtarë për yllin e Serie A, Sarri pa frena

31 Maj 2020
11:25
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi do të rrëmbejë në skuadër yllin e Fiorentinës dhe të Serie A, Federico Chiesa. Futbollisti dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë dhe “Zonja e Vjetër” është gati që ta bindë lojtarin të firmosë.

Problem mbetet klubi vjolë që nuk dorëzohet dhe kërkon një shifër të majme për Chiesan. Mediet italiane bëjnë me dije se Sarri është gati të ofrojë 4 futbollistë për të bindur klubin vjolë të lëshojë Chiesan.

Rugani, Pellegrini dhe Romero janë propozuar deri më tani, ndërsa Fiorentina ka shfaqur interes për kartonin e portierit Mattia Perin. Ky i fundit është i huazuar te Genoa, por në fund të sezonit mund të kalojë te Fiorentina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit