Katër vite më parë, ajo finale ishte “ferr-parajsa” e Ronaldos…

11 Korrik 2020
12:24
Alfred Lleshi

Cristiano Ronaldoi zgjedh trofeun më të rëndësishëm të karrierës, në planin kolevktiv. Fjala është për Kampionatin Europian, të cilin e fitoi katër vite më parë në Francë, mbasi mposhti në finale “gjelat”. Një moment krenarie për yllin portugez, që e kujton kështu në rrjetet sociale: “Kanë kaluar 4 vite nga ajo mbrëmje magjike, ku fitova trofeun më të rëndësishëm të karrierës sime. Ishte më shumë sesa një kupë, ishte gjithçka”. Kujtojmë se më vonë, CR7 fitoi edhe Ligën e Kombeve me kombëtzren e tij.

Me siguri, të gjithë e kujtojnë ferr-parasjën e Ronaldos në finalen e “Euro 2016”, kur u dëmtua dhe e la fushën në lot. Më pas bëri “trajnerin”e Portugalisë, duke i inkurajuar bashkëlojtarët në këmbë, gjatë gjithë lojës. Sa iu takon klubeve, triumet e tij kanë qenë të shumta në Angli, në Spanjë dhe tani në Itali. Në triumfin e parë ndërkombëtar me Portugalinë, 35-vjeçari shënoi tre gola, ndërsa u përball me mallkimin e dëmtimit në finale ndaj Francës, ku luajti vetëm 25 minuta. Ai u desh të zëvendësohej pas një faulli të ashpër nga Dimitri Payet.

Ndërsa finalja e tij në tapetin e blertë kishte përfunduar në minutën e 25-të, nga vija anësore e fushës, më konkretisht nga stoli i luzitanëve, sapo kishte filluar. Ai mund të ketë qenë në lot, ndërsa ishte shtrirë në fushë, i pamundur të vazhdonte të luante, por shpejt e “kompozoi” veten, për t’u bërë asistent i Fernando Santos. Ndërsa ndeshja përparonte, Ronaldo u bë gjithnjë e më aktiv në udhëzimet që jepte, me akullin e lidhur në gjurin e tij të dëmtuar. Disa herë ishte edhe më aktiv se Santos, duke pasur biseda individuale me bashkëlojtarët e ekipit, pasi finalja hyri në kohën shtesë.

Sigurisht, të gjithë e dimë se goli i minutës së 109-të, me autor Eder, i dha Portugalisë trofeun e parë të madh ndërkombëtar në histori. Trofeu kishte shumë rëndësi për Ronaldon, i cili ishte i dëshpëruar për medalje ari me kombëtaren e tij, diçka që rivali më i madh, Lionel Messi, nuk e ka arritur kurrë me Argjentinën. Megjithë dëmtimin e tij, Ronaldo ishte i aftë për ta ngritur trofeun sipër kokës së tij në “Stade de France”.

Ky trofe e ndihmoi qartësisht atë për të fituar të katërtin “Top të Artë” atë vit. Në moshën 35-vjeçare, Ronaldo ende po luan në nivele shumë të larta dhe nuk po tregon shenja të daljes në “pension”, së shpejti. Kur u pyet nga revista spanjolle ICON, nëse dëshiron të hyjë në botën e menaxhimit të futbollit, kur “t’i varë këpucët në gozhdë”, ai thjesht u përgjigj: “Nuk e përjashtoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit