Katër vite më parë mbërriti në kampin refugjat në Siçili, sot i shënon në debutim Interit! Përralla e Musa Juwara

6 Korrik 2020
14:34
Telesport
back button

Musa Juwara është një djalë nga Gambia dhe i datëlindjes 2001 (19 vjeç) por 5 korriku 2020 do të mbahet mend gjatë si datë në kokën e tij, pasi vendosi, së bashku me bashkatdhetarin e tij Barroë, sfidën Inter-Bologna në “San Siro”.

Por ajo e tij është një nga ato histori të trishtueshme që dëgjojmë shpesh, një nga shumë ata që kalojnë nëpër rrugëtimin ferr të shpresës.

BetKing Sports News

Me një varkë, ai dhe familja u ulën pas ditëve të dëshpëruara të kaluara në det pranë portit të Mesinës në Itali (ishulli i Siçilisë): ishte 10 qershor 2016, Musa ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç.

Migranti: tre fermi a Messina per sequestro di persona, tratta di ...

Pas zbarkimit në Siçili ai u transferua në Ruoti, provinca e Potenca dhe atje, në fshatin e vogël të Basilikata, ai gjeti engjëjt e tij kujdestarë: trajnerin e një shkolle futbolli, Virtus Avigliano, Vitantonio Summa, dhe gruan e tij, Loredana Bruno , që e morën në kujdestari.

Barrow e Juwara convocati in Nazionale | Bolognafc

Djali menjëherë tregon se mund të luajë mirë futboll dhe se talenti nuk i mungon: i vogli Musa tregon me fakte se nuk është rastësi dhe fiton një titull kampionati rajonal me Allievi (para të rinjtë).

Klasi i tij vihet re nga shumë klube të Serie A dhe familja e tij e re, pasi ka shqyrtuar shumë oferta, zgjedh Chievo, “pasi klubi propozoi të merrte përsipër rrugën shkollore dhe arsimore për të”. Musa kujdeset shumë për shkollën sepse e ka amanet nga gjyshi, referenca e tij. Gjithnjë i kishte thënë “kultura e para”.

Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë, FIGC i mohon federimin e futbollistit: “Musa ishte pothuajse në depresion, ai ishte shumë i sëmurë, ëndrra e tij po prishej dhe ne po mundoheshim t’i shpjegonim burokracinë”.

Musa Juwara, chi è il 18enne protagonista di un gol in Inter ...

Pastaj fillon një apel urgjent në Gjykatën e Potencës, një apel që familja kujdestare Juëara arrin të fitojë.

Dhe kështu vjen drita e gjelbër për federimin te Chievo, që i jep mundësi të dallohet nga Bologna dhe të shkojë te sektori i të rinjve kuqeblu.

Sinisa Mihajlovic, që të rinjve u jep një dorë, sidomos kur e di se sa kanë vuajtur, e hedh në fushë në “San Siro”: debutim dhe gol vendimtar!

As në përralla nuk ndodh kështu…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit