Kë po thumbon Hysaj në kombëtare: I vetëm nuk fiton dot as Lionel Messi, jo më ne…

18 Nëntor 2022
15:11
Alfred Lleshi
back button

Nesër, në 17:45 do të startojë miqësorja Shqipëri-Armeni, e cila do të luhet në “Arena Kombëtare”. Një test që do t’i vlejë konsolidimit të lojës së kuqezinjve, por nuk e ka interesin e përballjes së 16 nëntorit me Italinë, kampione e Euriopës në fuqi, ndaj së cilës humbëm 3-1. Megjithatë, duhet marrë seriozisht. Këtë gjë ka dashur të nënvizojë edhe Elseid Hysaj në konferencën për shtyp:

“Miqësorja me Armeninë? Ne duhet të marrim fitoren, pasi kemi një vit që nuk fitojmë dot. Ka qenë një vit i vështirë. Të gjithë djemtë e duan një fitore për ta mbylllur këtë vit sa më mirë. Lojtarët  e rinj? Janë shumë të mirë, janë të edukuar dhe stërviten mirë, duke i dhënë një dorë skuadrës. Kanë kualitet, sepse e treguan edhe ndaj Italisë, do të luftojnë për një vend në kombëtare.

Kemi pasur shumë mungesa në ndeshjet e kaluara. Në kombëtare duhet të vijnë të gjithë për të dhënë maksimumin. Është një komb që na mbështet. Në të ardhmen, më 2024 duhet të jemi një grup i fortë.

Unë jam për grupin, jo individët. Në futboll luhet si skuadër, pasi edhe Messi si individ që nuk arrin ta fitojë Kupën e Botës me Argjentinën, jo më ne. Ne të vjetrit duhet të mësojmë të rinjtë të luajnë në grup dhe jo individë.

Lirshmëria e ekipit në fushë si ndaj italisë? Ne kemi qëndruar këtu për të mbyllur sa më mirë ndeshjet. Si ndaj Italisë duhet të luajmë edhe ndaj Armenisë për të arritur fitoren”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit