“Kemi 4-5 vende ku mund të zhvillojmë eventin UFC-249”

29 Mars 2020
17:50
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, tha se nuk do të tërhiqet nga ideja e tij për të zhvilluar më 18 prill eventin UFC-249. Ky event duhej të zhvillohej në Brooklyn (Nju Jork), por do të ndërrojë vend për shkak të coronavirus dhe vendimit që është marrë për të mos zhvilluar evente sportive aty.

Do të përpiqem deri në fund të zhvilloj më 18 prill këtë event dhe duelin mes Khabib dhe Tony Ferguson”, tha Dana White.

Cdo ditë punoj për të zhvilluar këtë event. Nuk e mohoj që gjërat shpesh ndryshojnë kah për shkak të coronavirus. Sa herë që planifikojmë një gjë ajo përmbyset e kështu ia nisim nga e para”, tha presidenti i UFC-së.

Kemi 4 apo 5 vende ku mund ta zhvillojmë këtë event dhe të arrijmë një marrëveshje. Më pas do të shohim edhe për përfitimin financiar dhe çfarë duelesh të tjera mund të zhvillojmë aty”, u shpreh Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit