“Kemi dy vite që vuajmë”, ylli i Juventus-it: Ja çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm

26 Qershor 2022
14:00
Denis Hakanaj
back button

Pushime dhe relaks, por pas pak kohe do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Juventus-it, Daniele Rugani, i pranishëm në eventin ‘Io aiuto il Mayer’ në Forte dei Marmi, ka dhënë një interevistë për TMW.

Në nivel personal, mbrojtësi bardhezi ka thënë: “Jam i qetë, kam akoma disa ditë pushime. Po argëtohem dhe po stërvitem për të qenë gati”, ka thënë Rugani.

“Tani kemi ditët e fundit të pushimeve, më pas do të rifillojë gjithçka nga e para. Unë pres të jem në dispozicion dhe të jem gati, siç kam bërë gjithmonë. Dua ta ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat dhe për t’u kthyer konkurrues”.

Në lidhje me merkaton dhe kthimin e Pogba për sezonin e ardhshëm: “Pogba? Nuk e di, shpresojmë. Kemi patur vështirësi në dy vitet e fundit, është e drejtë të kthehemi në nivelet që na takojnë.

“Pas kalimit të vitit të Covid-19 një ndërprerje e tillë për Botërorin mund të jetë e çuditshme, por kemi kaluar  më keq, kështu që do të përshtatemi dhe do të jetë një kampionat i bukur se pse mendoj se do të jetë shumë i hapur”, ka thënë Rugani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit