Në prag të ndeshjes që Real Madrid do të luajë sot ndaj Napoli, në Champions League, ka folur për mediat mesfushori uruguajan Federico Valverde. 25-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së trajneri Ancelotti.
Ai ka analizuar potencialin e mesfushës së ekipit madrilen: “Kroos, Modric dhe Isco ishin më të mirët kur erdha këtu. Kam mësuar shumë prej tyre. Ata kanë bërë historinë e Real Madrid”.
“I vëzhgoja dhe përpiqesha të vidhja sjelljen e tyre në mënyrë që të rritesha profesionalisht. Edhe Casemiro më ka ndihmuar”, u shpreh Valverde, në sezonin e tij të gjashtë me “los blancos”.
Ekipit këtë vit i është shtuar edhe Jude Bellingham, për të cilin Valverde shton: “Është shumë i ri, por duket sikur luan prej vitesh me Real Madrid. Erdhi në formë optimale, duket i pjekur dhe mjaft pozitiv edhe si person. Një ditë do të bëhet një kapiten i mirë”.
I pyetur se ndoshta mesfusha e Real Madrid është më e mira në botë, uruguajani shprehet: “Një pyetje pikante. Të gjithë janë lojtarë me kualitet, mes më të mirëve në botë dhje japing gjithçka çdo ditë. mes nesh ka një rivalitet të shëndoshë dhe shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim për të fituar”.