“Kemi një mundësi të madhe”, Kane, i çmendur pas Conte-s: Duhet ta shfrytëzojmë

21 Janar 2022
14:41
Denis Hakanaj
back button

Harry Kane, i çmendur pas Antonio Conte-s.

Sulmuesi i Tottenham ka dhënë një intervistë për Sky Sports UK në të cilën ka folur për trajnerin italian, të cilin e konsideron mes më të mirëve në botë.

“Trajneri është një nga më të mirët në botë. Nuk kemi bërë mirë në dy vitet e fundit dhe kjo është një mundësi e madhe, duhet ta shfrytëzojmë atë që kemi”, ka thënë Kane.

“Conte është një trajner kërkues dhe po bën gjithçka është e mundur; ne lojtarët jemi përgjigjur shumë mirë ndaj kërkesave të tij dhe po punojmë shumë për të fituar. Ky është objektivi përfundimtar”, ka thënë Kane.

Në lidhje me të ardhmen: “Jam i përqendruar në këtë sezon, që të arrijmë sa më lart të jetë e mundur në kampionat. Jemi akoma në garë për Kupën e Anglisë dhe po kërkojmë të fitojmë një trofe. Nuk dua të flas për të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit