“Kemi një problem, le ta quajmë thembër Akili!” Allegri shpjegon “defektin” e vetëm të Juventusit

26 Nëntor 2021
16:23
Telesport
back button

Jeni të kënaqur me qëndrimin dhe rezultatet ndaj emrave të mëdhenj? Kjo është një nga pyetjet që iu drejtua në konferencën për shtyp Massimiliano Allegrit, trajnerit të Juventusit, i cili në prag të ndeshjes kundër Atalantës – e vlefshme për javen e 14-të të Serisë A – u përgjigj kështu:

“Problemi është se rezultatet nuk kanë mbërritur kundër më të voglave. Tani kemi një muaj ku, pas ndeshjes kundër një ekipi të madh si Atalanta, kemi me pas pesë ndeshje kundër ekipeve të mesem te tabeles, qe deri tani, jane thembra jonë e Akilit.

Duhet të kemi ekuilibër, një qasje ndryshe dhe te bëjme ndeshje të ndryshme nga ato qe kemi zhvilluar”.

Massimiliano Allegri mendon se problemi jane ekipet e vogla ose te mesme, ndaj te cilave sivjet Juventusi ka hasur teper veshtiresi. Vetem kujtojme qe u munden nga Verona dhe Sassuolo se fundmi, teksa kane marre edhe barazim ndaj Udinese dhe serish humbje ndaj Empolit. Keshtu shpjegohet vonesa ne renditje dhe kreu 11 pike larg.

Mund të bëni një bilanc të lojtarëve të lënduar? Më mirë Alex Sandro apo De Ligt në qendër të djathtë? Këto janë dy nga pyetjet e tjera te bëra në konferencën për shtyp për Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, i cili në prag të ndeshjes kundër Atalantës u përgjigj kështu: “Chiellini dhe Bernardeschi punuan me skuadrën. , De Sciglio do të jetë sërish në dispozicion të martën, Ramsey nuk është ende i disponueshëm. Sot stërvitja e fundit reale, nesër do të stërvis vetëm topat joaktive: fizikisht jemi në gjendje të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit