“Kemi zemër! C*zzo, të fitonim me Turqinë do të shkonim në Europian”, – fjalimi i Rejës për lojtarët

15 Tetor 2019
13:30
Eraldo Harlicaj
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar fjalimin e trajnerit Edy Reja në dhomën e zhveshjes pas fitores me Moldavinë. Ish-sulmuesi Hamdi Salihi bëri përkthyesin e teknikut kuqezi aty ku atmosfera duket tjetër dhe shumë pozitive.

“Tifozët thërrasin emrin tim, por jeni ju ata që keni arritur të ktheni këtë grup në fitues. Kemi bërë lojëra të mira dhe të bukura, prandaj ju falenderoj dhe ju përgëzoj për punën e bërë. Merita është gjithmonë e lojtarëve. Kam 35 vite që e bëj këtë punë dhe nuk kam nevojë të marr meritat vetë, merita është vetëm e juaja. 

“Nëse do fitonim në Turqi do të shkonim në Europian. C*zzo! Duhet të kishim 4 pikë më shumë. Me Turqinë e meritonim të fitonim, po ashtu dhe barazimin me Islandën. Kemi luajtur mirë me ekipet e mëdha. Lëreni Francën, po flas për Turqinë. I kemi treguar kush jemi. Kemi vlera të mëdha, pasi kemi zemër”, – tha trajneri Reja.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit