“Kënaqësi finalja në Air Albania, kam miq në Tiranë” – PAMJET

22 Maj 2022
15:22
Telesport
back button

Po afron finalja e Conference League, kompeticioni debutues i futbollit, qe do të luhet më 25 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, ku Roma dhe Feyenoord do të vihen përballë njëra-tjetrën për trofeun e madh.

Në konferencën e dhënë për mediat italiane, trajneri i Romës, Jose Mourinho është shprehur i kënaqur që do të vizitojë Shqipërinë për faktin se është një nga pak vendet ku portugezi shton se nuk ka luajtur ndonjëherë, por edhe sepse siç thotë vetë ai në vendin tonë ka shumë miq.

“Finalja në Shqipëri për mua është një kënaqësi. Një kënaqësi e dyfishtë, kënaqësi sepse luajmë në finale dhe sepse shkoj për herë të parë një një prej pak vendeve në Europë ku nuk kam luajtur, kënaqësi edhe sepse kam miq në Tiranë.”-deklaroi tekniku.

Përgatitjet për finalen e Conference League kanë javë që kanë nisur dhe tashmë të gjithë janë në pritje të dy skuadrave që të vijnë në vendin tonë. Ne Tirane priten rreth 90 mije tifoze nga te dy kampet.

Edhe pse stadiumi eshte 21 mije vendesh, sigurisht qe shumica do te ndjekin ne ambjentet jashte stadiumit gjithcka. Pritet nje atmosfere e jashtezakonshme aq sa edhe Administrata publike ka vendosur pushim per daten 25.

MOURINHO VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit