Këngëtari i njohur italian në Tiranë për të parë Romën në finale, ja komenti i tij

24 Maj 2022
11:18
Telesport
back button

Në Tiranë për të parë finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feyenoord do të mbërrijnë mjaft personazhe VIP e një prej tyre vjen nga Italia. Ai është këngëtari i njohur italian Antonello Venditti, tifoz i thekur i skuadrës së Romës.

https://www.instagram.com/tv/CdyzL5iAGtn/?utm_source=ig_web_copy_link

Ai ka postuar një video në rrjetet sociale, ku jep edhe lajmin e pranisë së tij në Tiranë ditën e mërkurë, për të parë “live” në stadiumin “Air Albania” finalen. “Ju bëj me dije dy gjëra”, thotë Venditti në video.

Shihni gjurin tim, jam rrëzuar. Ai që më rrëzoi është qeni im. Gjithsesi, lajmëroj se do të shkoj në Tiranë dhe më pas do të kthehem në Romë, shpresoj me trofeun në dorë. Më pas do të vazhdojmë koncertet”, shkruan Venditti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit