Kepa kujton skandalin me Sarrin: Nuk jam krenar për atë që ndodhi

5 Shtator 2019
9:31
Alfred Lleshi
back button

Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, ka folur sërish mbi përplasjen që pati me ish-trajnerin, Maurizio Sarri, gjatë finales së “Carabao Cup” të vitit 2019. Blutë humbën ndaj Manchester City me penallti, pas barazimit 0-0. Në pjesën e dytë të kohës shtesë, italiani u përpoq ta zëvendësojë portierin spanjoll, pasi dukej se kishte pësuar dëmtim, me Willy Caballero gati për të hyrë në fushë. Sidoqoftë, Kepa këmbënguli të qëndronte në fushë, duke ndezur një grindje të nxehtë mes tij dhe Sarrit. 

“Nuk jam krenar për atë që ndodhi, kam kaluar përmes një stuhie të fortë atë fundjavë, – tha Kepa për “Cadena SER”. – Kjo ishte një situatë, që nuk e kisha përjetuar kurrë. Trajneri mendoi se unë u dëmtova dhe donte të më zëvendësonte. Gjithçka u zhvillua më shpejt sesa pritej dhe ndodhi ashtu siç ndodhi. Pata keqardhje për të gjithë. Sarri më shpjegoi se si ndihej pas kësaj, por ne ishim në qendër të vëmendjes gjithë javën më pas. Brenda për brenda, gjithçka u zgjidh, mbaroi një ditë pas finales”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit