Wanda Nara është në qendër të stuhisë në Argjentinë, pas deklaratave të fundit të Carmen Cisnero, ish-shërbyeses së saj. Gruaja, e njëjta së cilës sipërmarrësja i drejtohet në audion e famshme ku flet për divorcin nga Icardi, ka denoncuar ish-punëdhënësit e saj për shfrytëzim.
Tani ajo është larguar nga Italia, ku jetonte prej vitesh, dhe është protagoniste e TV të Amerikës së Jugut. Rasti i saj është pasqyruar nga programe të ndryshme. Historia e Carmen, e cila foli për keqtrajtimin, pagat që nuk mbërritën kurrë dhe skllavërinë, zemëroi shërbëtoret e tjera që vendosën të protestojnë me shumë marshime kundër Wandës.
Daiana Carolina González është drejtuesja e shoqatës për punëtorët shtëpiakë, e cila ka mbajtur anën e Carmen: “Jam shumë e indinjuar nga ajo që ka bërë Wanda Nara, nga qëndrimi i saj i tmerrshëm. Me të gjitha paratë që ka ajo, këto gjëra nuk mund të ndodhin.
Si mund të trajtohet një person që të shërben për gjithçka kështu?! Ne folëm me Carmen, ajo na tregoi të gjithë historinë, çdo detaj. Ajo që i ndodhi asaj nuk ka pse t’iu ndodhë më njerëzve të tjerë. Ajo që i bëri Wanda është e pafalshme. Ne po organizojmë një marshim kundër Wanda Nara, kërkojmë përkrahës të tjerë. Duhet të mbrojmë profesionin tonë”.
Gonzalez vazhdon më tej: “Carmen tani ka frikë nga kërcënimet. Në shtëpinë e Icardit ka shumë dhunë, ajo di shumë edhe për tradhtinë, mbi të cilën nuk dëshiron të flasë hapur”. Wanda Nara e ka mohuar gjithmonë versionin e ish-shërbyeses së shtëpisë së saj, duke siguruar se ajo e trajtonte atë si një nga familja.