Kërcënimi i Bach: Mjaft politikë në sport ose s’ka më Olimpiadë

24 Dhjetor 2021
11:59
Telesport
back button

Janë disa shtete që kanë vendosur të bojkotojnë diplomatikisht Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, eventi që do të zhvillohet në shkurt në Kinë. Këto shtete nuk do të dërgojnë përfaqësi politike në ceremoninë e hapjes, pasi kritikojnë Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kjo situatë ka detyruar presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas, Bach, të ndërhyjë, duke kërcënuar të gjitha vendet. Ai e konsideron si të patolerueshme situatën e krijuar, duke bërë apel që vendet të merren me sport gjatë Olimpiadës dhe të evitojnë konfliktet politike.

Nëse ne do të merreshim me politikë nuk do të kishim në gjirin tonë 206 Komitete Olimpike anëtare që marrin pjesë në Olimpiadë. Lojërat Olimpike nuk merrem me politike, por me sport. Nëse përfshijmë politikën në sport, atëherë ky do të ishte fundi i Olimpiadës, nuk do të kishte më Lojëra Olimpike”, tha Bach.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit