Kërcënoi të shkatërrojë karrierën e Neymar, rrezikon burgun

18 Shtator 2019
20:41
back button

A ju kujtohet e reja braziliane, Najila Trinidade Mendes de Souza, ajo që akuzoi Neymar se e kishte përdhunuar më datë 15 maj, gjatë një takimi intim në një hotel të Parisit?

Prokuroria e shtetit të San Paolo në Brazil ka formalizuar akuzën ndaj saj për denoncim të rremë dhe kërcënim. Janë mediat braziliane ato që raportojnë lajmin.

Më datë 10 shtator policia civile e qytetit brazilian kishte akuzuar modelen për mashtrim procedural, denoncim të rremë dhe kërcënim. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Estivens Alves, është akuzuar për mashtrim procedural dhe shpërndarje të materialeve me përmbajtje erotike.

Neymar nga ana e tij është deklaruar gjithmonë i pafajshëm dhe jo në dijeni të fakteve. Në korrik prokuroria kishte arkivuar rastin për mospërputhje të dukshme mes deklaratave të bëra nga vajza akuzuese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit