Kërçiku: Fati nuk ishte me ne sot

1 Mars 2019
20:36
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Tiranës, Dorian Kërçiku, ka anlizuar derbin e luajtur kundër Partizanit në një intervistë të dhënë për emisionin "Gol pas Goli".  

"Bëmë një ndeshje shumë të mirë, por fati nuk ishte me ne sot. Ringjallja pas ndërrimit të viteve? Kemi bërë një fazë shumë të mirë përgatitore dhe duket se fati është kthyer", ka thënë 25-vjeçari. 

"Pasi mbaroi pjesa e parë thashë se do të shënonim në të dytën. Partizani është një skuadër e mirë dhe ne ishim me fat në rastin e shtyllës së goditur nga Telushi". 

"Kontrata? Kam edhe një vit pas këtij dhe nuk luaj me asnjë ekip tjetër përveç Tiranës në Shqipëri", ka përfunduar Kërçiku.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit