Kërçiku flet si “Dem i Kuq”: Ndihem shumë mirë, disa nga lojtarët e Tiranës më kanë uruar!

14 Janar 2020
18:29
back button

Dorian Kërçiku ishte edhe goditja e parë e Partizanit në këtë merkato. Mbrojtësi u largua nga Tirana, duke zgjedhur të kuqtë. Së fundmi, 26-vjeçari ka folur për “Top Channel”, ku është shprehur se ndihet mirë dhe është pritur mirë në ekipin e tij të ri.

“Te skuadra e Partizanit jam ndjerë shumë mirë dhe çunat më kanë pritur shumë mirë. Më shumë kohë kaloj me Trashin dhe Telushin. Disa nga lojtarët e Tiranës më kanë uruar për ekipin që zgjodha.

Objektivi im është të paraqitem sa më mirë dhe të ndihmoj ekipin në objektivat që ka, titullin kampion dhe fitimin e Kupës. Me trajnerin Sormani kam biseduar për gjendjen time fizike dhe në këto ditë që jam stërvitur në Antalia ndihem shumë mirë”, përfundoi Kërçiku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit