Kërcim idiot dhe simbole naziste, dënim shembullor për trajnerin

24 Shkurt 2020
18:05
Eraldo Harlicaj
back button

Një situatë skandaloze ka ndodhur në Zanzibar me trajnerin Mani Gamera. Tekniku i Miembenit fitoi një ndeshje ndaj ish-skuadrës së tij Jang’ombe me rezultatin 1-0 dhe festimi i tij ishte shumë i ekzagjeruar. Përveç ekzaltimit të momentit veprimet e tij ishin të turpshme. 

Ai acaroi tifozët kundërshtarë, hoqi rrobat e tij dhe si të mos mjaftonte kjo, përdori dhe simbole naziste. Reagimi i Federatës në Zanzibar ka qenë shumë i ashpër dhe ka pezulluar me 6 muaj trajnerin dhe e ka gjobitur me 200 dollarë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit