Kërkesa absurde e PSG për shitjen e yllit të kërkuar nga Juve e Barça

7 Dhjetor 2018
19:31
back button

Në Paris nuk flitet më për tjetër gjë, veçse për të ardhmen e Adrien Rabiot. Mesfushori është në skadim të kontratës dhe qershorin e ardhshëm do të mund të transferohet me kosto zero. Pikërisht edhe për këtë arsye, të interesuar për atë janë shumë klube gjigante të Europës.

Por, futbollisti mund të jetë protagonist që në merkaton e janarit. Vullneti i tij për të mos rinovuar me PSG ka detyruar klubin që të konsiderojë lëvizje strategjike që mund të gjejnë zbatim në distancë afatshkurtër. Duke i qëndruar raportimeve të “Le10Sports”, duke marrë shkas nga interesi i madh i skuadrave si Juve dhe Barcellona, Al-Khelaïfi ka vendosur  që të pretendojë maksimalisht: për të bler Adrien Rabiot që në janar, janë të domosdoshme të paktën 40 milionë euro. Kërkesa efektivisht e ekzagjeruar, mund të ulet në javët e ardhshme.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit