Kërkesa e çmendur e Alabës, Bayerni shtanget para dëshirave të austriakut

30 Korrik 2020
15:47
Eraldo Harlicaj
back button

David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen. Austriaku dëshiron që të provojë një aventurë të re, ndërsa në krahun tjetër gjermanët nuk duan ta humbasin mbrojtësin e majtë. Agjenti i lojtarit ka folur me drejtuesit e klubit dhe i ka shtangur ata me kërkesat e tij për të rinovuar kontratën.

Ai u ka kërkuar drejtuesve të Bayernit se nëse duan të rinovojnë me të duhet ta paguajnë 20 milionë euro në vit. Një shifër e çmendur dhe shumë e madhe dhe për një klub milioner si kampionët e Gjermanisë.

Austriaku nga krahu tjetër luan me çmimin sepse ka pas vetes dhe dy klube gjigantë si Manchester City dhe PSG. Anglezët dhe francezët e presin me krahë hapur, me trajnerin Pep Guardiola që do të punojë sërish me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit