Kërkesa e çuditshme për Messi-n: tifozja i kërkon fanellën e… Foden

25 Nëntor 2021
15:10
Denis Hakanaj
back button

PSG e yjeve Mbappe, Neymar dhe Messi ka humbur në shtëpinë e Manchester City-t, që nuk kishte në dispozicin De Bruyne dhe Phil Foden.

Ky i fundit, pavarësisht mungesës, ka qenë protagonist i një skene argëtuese të krijuar nga një tifoze e vogël që e ka përmendur pothuajse për t’u tallur me Pleshtin.

Në fakt, siç ka treguar media e njohur argjentinase Tyc Sports, një tifoze angleze ka krijuar një mesazh për Messi-n me një kërkesë të veçantë që ka shijen e një talljeje.

“Messi, a mund të marrë fanellën e Foden për mua…”, ka qenë mesazhi i tifozes së vogël të Qytetarëve.

Fjalë që tregojnë se tifozët e futbollit anglez e shikojnë fantazistin e vogël më lart se ai që konsiderohet ndoshta lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Në komentet që ka marrë postimi i bërë ngë Tyc Sports ka patur shumë të qeshura dhe disa polemika, duke parë se dy kampionët, të paktën sot, nuk mund të krahasohen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit