Kërkohej në verë nga Milani, ish-ylli i Atleticos pranë rikthimit në Spanjë!

14 Dhjetor 2019
10:49
back button

Një ndër lojtarët më të përfolur në merkaton e verës ishte Ferriera Carrasco. Belgu u kërkua me ngulm nga Milani, si dhe nga Arsenali, por në fund ekipi i tij Dailan Yifang nuk pranoi asnjë nga ofertat.

Tashmë që kampionati në Kinë është mbyllur, drejtuesit kinezë kanë vendosur që të shqyrtojnë ofertat dhe sipas raportimeve të fundit në mediat spanjolle, Real Betis është futur vrullshëm në garë.

Ekipi andaluz ka nisur bisedimet dhe një kalim i Carrascos në Sevilje duket gjithnjë e më shumë i mundur. Ekipi kinez i Dailan kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë belgun, teksa mbetet për t’u parë oferta që do të bëjë Betis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit