Kërkohej nga Milani dhe është i huazuar në Angli, regjizori i Realit gati të largohet nga Madridi!

3 Prill 2020
16:44
back button

Merkatoja e verës së shkuar ishte shumë e nxehtë për Dani Ceballos, i cili fillimisht u përfol shumë për një transferim te Milan, ndërsa më pas kaloi në huazim tek Arsenali.

Në fund të sezoni, periudha e huazimit mbaron dhe spanjolli do të rikthehet në Madrid te Reali, por jo për shumë kohë. Sipas mediave në Spanjë, Betis kërkon ta kthejë tek ekipi i tij i zemrës Ceballos dhe është gati të ofrojë shumën që kërkon Real, rreth 35-40 milionë euro.

Ceballos është rritur te Betis dhe pikërisht tek ai ekip shpërtheu përpara se të blihej nga Reali. Së fundmi në një intervistë për “Chiringuito”, 23-vjeçare deklaroi: “Jam shumë i dhënë pas Betisit dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Në Sevilje i vetmi ekip që mund të luaj është Betis.”

Pikërisht këto fjalë, duket se e kanë bindur akoma më shumë klubin andaluz që të jetë gati të ofrojë shumën që kërkon Real për të marrë Ceballos në “Estadio Benito Villamarin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit