Kërkohet nga shumë klube, talenti i Italisë: Nuk ka si kjo fanellë!

1 Prill 2020
16:52
back button

Një ndër talentet më të spikatur të futbollit italian është padyshim Lorenzo Pellegrini. Mesfushori, i cili është rritur në akademinë e Romës, pas aventurës perfekte te Sassuolo, u rikthye përsëri tek ekipi i tij i zemrës në vitin 2017, me verdhekuqtë që paguan 10 milionë euro.

Pas 2 sezoneve mjaft të mira me Romën, si dhe me Kombëtaren e Italisë, tashmë 23-vjeçari kërkohet nga disa klube të mëdha. Këta të fundit kërkojnë ta rrëmbejnë sa më parë Pellegrinin, pasi në kontratën aktuale, ai ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro, një shifër shumë e ulët për vlerat që mbart lojtari.

Report: Tottenham do want Lorenzo Pellegrini, but Milan are ...

Pavarësisht se shumë media e shohin romanistin largë kryeqyetetit, ai ka folur shkurt për “Corriere di Roma”, duke deklaruar besnikëri ndaj ekipit të tij. “Nuk ka si fanella e Romës dhe nuk ka ndjesi më të mirë se sa të veshësh atë fanellë. Më mungon shumë këto kohë”, u shpreh shkurt Pellegrini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit