Kërkohet nga tre ekipet më të mëdha të Serie A, italiani zgjedh PSG-në!

11 Dhjetor 2019
14:49
back button

Një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato për sa i përket futbollit italian është padyshim Sandro Tonali. Mesfushori i ka mahnitur të gjithë me aftësitë e tij dhe me paraqitjet e bëra me Brescian, me Juventusin, Interin dhe Milanin që janë vënë në radhë për të siguruar shërbimet e tij.

Pavarësisht se kërkohet nga ekipet më të mëdha të Italisë, Tonali duket se e ka zgjedhur destinacionin e tij dhe bëhet fjalë për PSG-në. Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, mesfushori ka pyetur të afërmit e tij se si i duket Ligue 1 dhe Franca, referuar një kalimi të mundshëm të tij në Paris.

Një avantazh i madh për PSG-në thuhet të jetë edhe Verratti, i cili duket se mund të ndikojë, pasi do ta ndihmonte shumë me përshtatjen bashkëkombasin e tij, nisur kjo edhe nga pozicioni që kanë në fushë, ku të dy janë lojtarë të ngjashëm. Kështu, sipas gjasave Tonali do të kalojë te PSG, me Interin, Juven dhe Milanin që i duhet të dorëzohen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit