Kërkoi liri me kusht, Gjykata Supreme e Katalonjës merr vendimin për Dani Alves

10 Maj 2023
12:56
Telesport
back button

Dani Alves, që prej datës 20 janar të këtij viti ndodhet në burgun Brians 2 të Barcelonës, i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë, do të qëndrojë edhe për pak kohë pas hekurave.

Braziliani kishte bërë kërkesë për liri me kusht, por Gjykata Supreme e Katalonjës ka refuzuar kërkesën e 40-vjeçarit, që do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Alves përdhuroi një vajzë në një tualetin e një deskoteke në Barcelonë, çka i ka kushtuar atij lirinë.

Gjykata e distriktit të 15-të të Barcelonës ka refuzuar kërkesën për lirimin me kusht nga ana e palës mbrojtëse”, thuhet në një komunikatë të gjyaktës spanjolle. Hetimi për këtë çështje vijon ende, me mbrojtësin legjendar që shprehet se është i pafajshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit