“Kështu është e vështirë”, akuza e Simone-s pas humbjes me Real-in: Ja çfarë e pyeta arbitrin

27 Janar 2023
13:24
Denis Hakanaj
back button

Diego Simeone ka komentuar humbjen e pësua rnë Kupën e Mbretit në derbin kundër Real Madrid-it të Ancelotti-t: “Real ka lojtarë vendimtarë, kanë qenë përsëri superiorë para portës në momentet më të rëndësishme të ndeshjes.

“Kur luajnë në këtë mënyrë, nuk ka shumë gjëra që mund t’i kërkosh skuadrës rënde. Kemi luajtur mirë, poër në të vërtetë janë detajet që kushtëzojnë gjithçka”.

Protestat: “Kam pyetur arbitrin nëse kishte një problem personal me Morata-n, sepse nuk i ka dhënë asnjë faull. Dhe kjo ka ndodhur edhe më parë në San Sebastian.

“Nuk do ta aktivizoj ndeshjen e radhës që do të kemi atë si arbotër, sepse është shumë e vështirë të luash kështu”, kanë qenë deklaratat e trajnerit argjentinas.

“Më ka thënë se Alvaro ekzagjeron me rëniet e tij, por ka harruar atë në të cilën ka marrë një goditje dhe nuk e ka vënë re. Ceballos duhej të ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Atij nuk ia dha, por më pas ka ndëshkuar me të kuq Savic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit