Kështu u përjetua goli në shtëpinë e Valverde; ja çmenduria e gruas dhe djalit të tyre (video)

13 Janar 2022
10:04
Alfred Lleshi
back button

Goli i Fede Valverde (2-3) u festua nga të gjithë “Madridismo”, por asgjë e krahasueshme me çmendurinë që u përjetua në shtëpinë e vetë futbollistit në Madrid.

Partnerja e tij, Mina Bonino, ka regjistruar këtë imazh kurioz, që MARCA e ofron ekskluzivisht. Familja e lojtarit ishte duke parë ndeshjen në divan…, kur uruguaiani goditi për rezultatin final 3-2 ndaj Barcelonës, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Mina, e dashura e tij, është ajo që hidhet në divan e çmendur nga gëzimi. Madje, ajo heq edhe këmishën! Në sfond, djali i tyre, Benicio, e pa ndeshjen gjithashtu në krahët e Leslie, kujdestares së tij. Në mes, një i afërm i çiftit.

Ky gëzim nuk ishte i rastësishëm. Valverde nuk kishte luajtur, nuk po kalonte mirë dhe kjo çmenduri familjare tregon se futbolli ka të bëjë me ndjenjat, vuajtjet e të gjithëve, sidomos familjarëve… Një shpërthim gëzimi i tillë është plotësisht i ligjshëm kur gjërat shkojnë mirë.

Ishte gëzimi i një “madrileni” të quajtur Valverde, që e vuan dhe e shijon atë fanellë maksimalisht. Fede është kthyer…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit