Kessie nuk rinovon, Simeone ka një plan për të bindur Milan-in

15 Shtator 2021
18:27
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Franck Kessie te Milan është akoma në dyshim.

Klubi kuqezi dhe lojtari nuk po arrijnë një marrëveshje për rinovimin dhe nga kjo situatë është gati të përfitojë Atletico Madrid dhe Diego Simeone.

Klubi spanjoll po mendon të ofrojë 18 milionë euro plus kartonin e Hector Herrera për të siguruar Kessie që në janar, sipas calciomercato.com

Nëse marrëveshja për rinovimin nuk do të arrihet, drejtuesit e Milan-it mund ta marrin në konsideratë ofertën e Colchonero-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit