Kessié pret Barcelonën. “Çifti” i dakordësuar, por ende pa unazën e martesës

29 Qershor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

“Bashkëshortë” të premtuar, por ende pa unazën e martesës. Franck Kessié dhe Barcelona kanë kohë që thonë ‘po’, por ende nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen e tyre. Sipas GOAL, palët e kanë bërë provizorisht me një parakontratë, por diçka mungon ende për përcaktimin e plotë të marrëveshjes.

Ai që duhet të zgjidhë problemet nuk është mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i cili pret, por klubi blaugrana. Dhe padyshim që janë probleme financiare, të cilat lidhen me mundësinë e përfshirjes së Kessié në federimet (listat) e La Liga-s.

Në fakt, Barcelona për momentin është në një situatë suficiti në krahasim me kufirin e pagave të vendosur nga La Liga për klubet. Në praktikë, nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj derisa të mbulohen 144 milionë euro që ka kaluar kufiri.

Teorikisht, javën e ardhshme klubi duhet të bëjë lëvizjen e radhës, duke aktivizuar shitjen e 10% të të drejtave televizive në një fond investimi, Në këtë mënyrë lejon arkat e klubit të gjejnë pak qetësi.

Pasi çështja të jetë zgjidhur, Barça më në fund do të jetë në gjendje të zyrtarizojë blerjen e Franck Kessié. Por kjo nuk është e gjitha. Andreas Christensen po pret gjithashtu që Barcelona të hedhë hapin për nënshkrimin e tij.

Siç u përmend, marrëveshja mes ish-mesfushorit tashmë të Milanit dhe blaugrana-ve është finalizuar. Ai do të jetë nën urdhrat e Xavi duke filluar nga vera. Topi është në këmbët e klubit, pastaj do të vijë ‘poja’ finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit