“Këtë titull nuk ke për të ma marrë kurrë”

2 Dhjetor 2019
11:54
Telesport
back button

Më 15 dhjetor do të zhvillohet eventi i fundit i këtij viti në artet marciale mikse, UFC-245. Në këtë event do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg) mes kampiones në fuqi Amanda Nunes dhe ish-kampiones së botës Germaine de Randamie (pesha featherweight, 61-66kg).

Dy sportistet kanë dueluar edhe më parë mes tyre, 6 vite më parë, me Nunes që ka fituar me “KO teknik” në raundin e parë. Gjithsesi, tashmë dueli është i vlefshëm për titullin kampion, titull të cilin Nunes e mbron për të pestën herë në karrierë.

De Randamie vjen pas 5 fitoresh radhazi, por për “luaneshën” Nunes kjo nuk përbën asnjë problem. “Unë kam një titull të cilin do ta mbroj ndaj Germaine, të cilën e kam mundur edhe më parë. Nuk më tremb aspak dhe i them se nuk ka asnjë shans që të ma rrëmbejë këtë gjerdan. Nuk e nënvlerësoj si rivale, por jam përgatitur fort për ta mposhtur”, tha Nunes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit