“Këtë vit të barabartë, fiton kush gjen ndonjë shteg “brenda rregullores””

24 Janar 2022
8:47
Telesport
back button

Sezoni 2022 i Formula 1 po afrohet dhe të gjithë janë kuriozë se si do të jenë njëvendëshet e reja, ndërkohë që këtë vit aplikohen rregullat e reja të garës. Sipas shefit të Mercedes, Toto Wolff, këtë vit nuk do të ketë më diferenca të mëdha mes makinave.

Rregullat e reja paraqesin shumë të panjohura për të gjithë, sidomos për sa i përket sistemit të shpërndarjes. Mendoj se buxheti-limit që është aplikuar do t’i vendosë makinat në të njëjtin nivel. Nëse ndonjë do të gjejë ndonjë shteg për të qenë më i shpejtë, brenda rregullores, atëherë të gjithë do ta kërkojnë atë shteg për ta kopjuar”, tha Wolff.

Pak a shumë, makinat do të jenë të gjitha të ngjashme. Ndoshta sezoni i parë do të ktë ndonjë diferencë të vogël, por më pas do të kemi shumë ngjashmëri në pistë. Gjithsesi, nuk do të ketë më një skuadër që është 1 sekondë më e shpejtë se të tjerat”, u shpreh Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit