“Këto janë fitoret mbi të cilat do të ndërtojmë të ardhmen e Chelsea”

4 Dhjetor 2023
12:34
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, ka vlerësuar fitoren 3-2 që skuadra e tij arriti ndaj Brighton në Premier League. Një fitore e vështirë për londinezët, që luajtën mjaft minuta me një lojtar më pak.

Për “Sky Sports”, trajneri argjentinas u shpreh sot: “E merituam fitoren, sepse kur analizon lojën mendoj se ne ishim shumë konkurrues. Është e vështirë të fitosh ndaj një ekipi si Brighton dhe me një lojtar më pak”.

Ishte një fitore e rëndësishme për ne, sepse pas humbjes në Neëcastle duhej të tregonim një fytyrë tjetër dhe mendoj se përgjigja ishte shumë e mirë. Kemi rivalizuar shumë mirë dhe kemi shënuar një gol të mirë me një lojtar më pak”, tha Pochettino.

Ne duhet t’i përdorim këto lloj fitoresh për të ndërtuar besimin tonë, sepse kjo është e madhe për ne, që të ndërtojmë besimin tonë. Ne jemi një ekip i ri dhe po përpiqemi të luajmë ashtu siç duam. Premier League është vërtet konkurruese dhe ne nuk mund ta nënvlerësojmë”, u shpreh trajneri argjentinas.

Ky është një ekip i ri, që ka nevojë për përvojë në Premier League për të konkurruar. Ndonjëherë për shkak të pritshmërive të sfidës përpara dhe ndonjëherë me ulje-ngritje, duhet të jemi pak më të qetë në veprimet tona. Jam i lumtur sepse kjo është pjesë e procesit”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit