Keylor Navas fitoi Champions-in… në errësirë: Pranova, por…

4 Dhjetor 2019
19:54
Denis Hakanaj
back button

Një La Liga, një Superkupë të Spanjës, tre Champions League, tre Superkupa të Europës dhe katër Botërore për Klube: “guximi” i Keylor Navas është shpërblyer duke parë atë që ndodhi më pas.

Në verën e 2014-ës, portieri nga Kosta Rika realizoi ëndrrën e jetës duke u transferuar nga Levante te Real Madrid, skuadër me të cilën ka shkruar historinë në Europë dhe në botë.

Prej disa muajsh, ai është transferuar te PSG, skuadër me të cilën ka marrë një barazim të rëndësishëm në Bernabeu në fazën e grupeve të Champions-it dhe me të cilën ka ëndrra të mëdha. Edhe pse arritjet me Real-in mbeten të paharrueshme.

Portieri ka kujtuar të kaluarën dhe ka rrëfyer emocionet në një intervistë të dhënë për El Chiringuito, duke filluar nga vera kur i tha po madrilenëve:

“Gjithmonë kam pyetur veten se çfarë do të bëja nëse një klub i madh do të më blinte. Do të bërtisja, do të qaja apo do të kërceja? Kur me thanë se do të shkoja te Real-i isha në krevat dhe nuk kam bërë asnjërën nga këto”, ka thënë N avas.

“Që në fëmijëri kam ëndërruar të luaj me Real-in dhe kam thënë ‘po’ pa menduar as se çfarë kontrate do të nënshkruaja”.

Nga ai moment ka filluar një histori që zgjati pesë sezone dhe që u mbyll verën e kaluar me një shije të hidhur, por Navas nuk ka dëshirë të mendojë për këtë:

“Dua të kujtoj gjërat e bukura, Me Zidane kam vetëm eksperienca pozitive, ka qenë trajneri me të cilin kemi fituar gjithçka dhe me të cilin jemi argëtuar, më ka mbrojtur shumë herë. Dua ta falënderoj për besimin që ka treguar tek unë. Lamtumira ime nga Real-i? Ka gjëra që nuk i di pse ndodhin, por që ndodhin dhe duhet të përballesh me to”.

Një javë më parë, Keylor u kthye në Bernabeu si kundërshtar me PSG-në e tij në Champions: “Ishte e çuditshme, por provova ta përjetoj në mënyrë të natyrshme. Nuk ka kaluar shumë kohë qëkur jam larguar”.

“Në momentin e nxehjes, shkova të përshëndetem me tifozët. Kur filloi ndeshja, isha në fushë nga ana në të cilën i fillon zakonisht Real-i ndeshjet”.

Portieri u prit me kore dhe duartrokitje nga publiku i tij i vjetër: “Ishte siç e mbaja mend. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës njerëzve që kanë besuar tek unë në Madrid. Me kanë  mbështetur në të mirë dhe në të keq, kur bëja ndonjë gabim. Do t’i mbaj të gjithë në zemër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit