Keylor Navas mban në ankth PSG, gjysmëfinalja në dyshim

13 Gusht 2020
11:21
Alfred Lleshi
back button

Historia e dëmtimeve të PSG në Champions përbën dhimbje koke për Thomas Tuchel. Pasi nuk mundi të llogariste Di María dhe Verratti në çerekfinale, trajneri gjerman mund të humbasë Keylor Navas në gjysmëfinale, sipas informacioneve nga “L’Equipe”.

Ish-portieri i Real Madridit u dëmtua kundër Atalantës në kofshën e djathtë. Edhe pse në fillim kostarikani vendosi të vazhdojë lojën, përfundimisht u zëvendësua nga Sergio Rico, i cili po synon të jetë titullar në raundin e parafundit të Ligës së Kampionëve.

Keylor Navas mund të mos jetë mungesa e vetme e kampionëve të Ligue 1 në gjysmëfinale. Verratti, i cili vazhdon me shqetësime në viç, mund të mos rikuperohet për ndeshjen e së martës. Portieri i PSG-së do t’iu nënshtrohet testeve të mëtejshme në orët e ardhshme, të cilat do të përcaktojnë kohën e rikuperimit nga dëmtimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit