Khabib flet për të ardhmen e tij në kafaz: I kam bërë një premtim…

30 Nëntor 2022
9:45
Gentian Spiri

Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, nuk do të rikthehet më në kafaz si sportist i arteve marciale mikse (MMA). Ai e bëri të qartë kur u tërhoq nga sporti se ndoqi këshillën e nënës së tij, pas duelit të fundit në tetor 2020. Khabib ka pranuar gjithashtu se zjarri i tij për sportin është zvogëluar dhe se nuk do ta shkelë premtimin ndaj nënës së tij për të dueluar sërish.

Gjatë një takimi me fansat në Toronto (Kanada), ish-kampioni rus foli për të ardhmen e tij. “Karriera ime si sportist ka përfunduar, sepse këtë gjë ia premtova nënës. Gjithsesi, nuk është vetëm ky premtim, pasi unë do të bëja gjithçka për nënën. Mund të kesh miq ose fëmijë, çfarëdo. Mund të kesh çfarë të duash, por nuk do të kesh kurrë një nënë më shumë. Për mua, është gjithçka”, tha Khabib Nurmagomedov.

Janë të shumtë ata që dëshirojnë të shohin edhe një herë të fundit Khabib në kafaz, në mënyrë që rekordi i tij 29 fitore e 0 humbje të bëhet 30-0. Dhe të gjithë ëndërrojnë një revansh mes tij dhe Conor McGregor. Vetëm një duel të fundit, për të çimentuar vendin e tij si më i madhi i të gjitha kohërave! “Thjesht nuk më pëlqen të dueloj sërish, pasi i bëra një betim të shenjtë nënës sime”, th Khabib.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit