Khabib: Jeta në kafaz njësoj si jeta në ushtri, ende po shijoj tërheqjen

4 Tetor 2021
10:23
Telesport
back button

I tërhequr nga sporti një vit më parë, me një rekord 29 fitore e 0 humbje në karrierë, sportisti rus i arteve marciale mikse, rusi Khabib Nurmagomedov, u shpreh se nuk ka ndërmend të rikthehet në kafaz. Për BBC ai tha se ende po shijon jetën: “Tani për tani nuk jam ende i dehur nga jeta jashtë kafazit. Ndihem mirë” tha Nurmagomedov, ish-kampion bote në peshën e lehtë.

Duke folur për karrierën në kafaz, ai shtoi: “Kur isha fëmijë, babai më mori në qytet dhe jetuam së bashku në një shtëpi për 10 vjet. Jam stërvitur çdo ditë me të, nga mëngjesi në darkë. Për mua, jeta si sportist ka qenë njësoj si jeta në ushtri, disiplinë, rregull, edukim dhe aspak argëtim. Babai im ka patur shumë influencë tek unë, investoi tek unë e njerëzit e mi dhe ia shpërblyem”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit