Khabib: Ky është sportisti me grushtin më të rëndë me të cilin kam dueluar

24 Nëntor 2021
12:32
Telesport
back button

Sportisti rus i arteve marciale mikse Khabib Nurmagomedov, ish-kampion bote në peshën e lehtë, i tërhequr nga sporti me rekordin 29 fitore, 0 humbje, në një intervistë për “Yahoo” ka deklaruar se Justin Gaethje është sportisti me grushtin më të fortë me të cilin është përballur në kafaz.

Sfida mes tyre u zhvillua në tetorin e vitit të kaluar (UFC 254) dhe ishte dueli i fundit në kafaz për rusin, që më pas vendosi të tërhiqej nga sporti. “Justin godet fort, sikur të godet një maune. Grushtet e tij, shkelmat e tij janë të fuqishëm. Askush nuk më ka goditur aq fort sa ai”, tha Khabib Nurmagomedov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit