Khabib: Ky është sportisti që mund të bëhet ikona e MMA-së

19 Janar 2021
10:54
Gentian Spiri

Amerikani Max Holloway bëri një paraqitje mjaft të mirë pak ditë, kur në eventin UFC Fight Island 7 mposhti Calvin Kattar. Niveli i paraqitur nga Holloway ka mahnitur kampionin e botës së peshës së lehtë, Khabib Nurmagomedov, që tha fjalë të mira për amerikanin.

Mendoj se Max është një nga sportistët më të mirë që ka dueluar ndonjëherë në MMA. Është një nga më të mirët e peshës “featherweight”, ndoshta më i miri në histori në atë peshë. Mendoj se ajo fitore ndaj Kattar ishte paraqitja e tij më e mirë në kafaz”, tha Khabib.

Pavarësisht se Holloway ka zhvilluar 29 duele në kafaz dhe ka mjaft përvojë në këtë sport, sipas Khabib ai ende nuk ka shkuar në majë. “Mendoj se ende nuk ka ardhur kulmi i karrierës për Max. Besoj se për dy vjet ai do të jetë sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në MMA”, tha Nurmagomedov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit