Khabib mban fjalën, ja shuma marramendëse e fituar nga shitja e bluzës së Poirier

17 Shtator 2019
8:24
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov mban fjalën. Sportisti rus, kampion i botës në artet marciale mikse në peshën e lehtë, i ka dhuruar fondacionit të Dustin Poirier 100 mijë dollarë. Kjo është shuma e përfituar nga rusi nga shitja në ankand e bluzës së fondacionit të Poirier.

Khabib ka dhuruar 100 mijë dollarë për “Th Good Fight Foundations INC”. Këto parà kanë ardhur nga shitja e bluzës që i dhashë pas eventit UFC-242. Falë këtij dhurimi kemi mundësi të ndihmojmë shumë persona në nevojë”, tha Poirier, që konfirmoi dhurimin e Khabib.

Gjithsesi, kjo shumë do të dyfishohet (200 mijë dollarë). Edhe presidenti i UFC-së, Dana White dha një premtim: Do të japë të njëjtën shumë që do të dalë nga shitja e fanellës së Poirier, pra 100 mijë dollarë.

Këto parà pritet të shkojnë për ndërtimin e një shkolle dhe një jetimore në Ugandë, shtet ku zakonisht Poirier dhe fondacioni i tij kryejnë bamirësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit