Khabib merr lajmin e keq, humb njeriun e tij të dashur

3 Korrik 2020
15:08
Eraldo Harlicaj
back button

Një ditë e errët për kampionin e UFC, Khabib Nurmagomedov, pasi ka humbur babain e tij, Abdulmanap. Ky i fundit nga jeta më shpejt se sa pritej, sepse mbylli sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare.

Njeriu i shtrenjtë i Khabib ishte i shtruar në një spital në Moskë pas një goditjeje në tru. Abdulmanap kaloi një periudhë shumë të vështirë duke qenë se pak më herët ishte prekur dhe nga COVID-19.

Babai i Khabib nuk ia doli t’i mbijetonte këtyre goditjeve të njëpasnjëshme duke mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme. Abdulmanap ishte një trajner i njohur i në artet marciale mikse, ndërsa ka stërvitur shumë kampione në UFC, duke përfshirë djalin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit