Khabib mposht kampionin e peshës së rëndë në stërvitje (VIDEO)

16 Korrik 2019
19:49
back button

Kampioni i peshës së lehtë të UFC Khabib Nurmagomedov ka treguar edhe njëherë aftësitë e tij duke mposhtur mbretin e peshës së rëndë Daniel Cormier në stërvitje. 

Dy shokët janë duke u stërvitur në prag të sfidave të tyre dhe në këtë video Khabib, pasi shkëmbejnë batuta, e shtrin në tokë DC-në. 

Ai i kap krahun dhe e detyron të dorëzohet pak sekonda më vonë. Cormier do të ndeshet me Stipe Miocic në UFC 241 më 18 gusht, ndërsa Khabib po përgatitet për sfidën ndaj Dustin Poirier në UFC 242 në Abu Dabi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit