Khabib organizon një event për të nderuar babanë e tij

11 Shtator 2020
12:35
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka vendosur të organizojë javën e ardhshme një event përkujtimor për babanë e tij, trajnerin e njohur të sporteve luftarake, Abdulmanap Nurmagomedov. Ai u nda nga jeta pak kohë më parë si pasojë e komplikacioneve në shëndetin e tij, pasi u infektua me koronavirus.

Sipas mediave amerikane, ky event do të jetë i përvitshëm dhe do të zhvillohet në “Irina Viner-Usmanova Gymnastics Palace” në Moskë (Rusi). “Gjithçka është gati, ky turne është planifikuar dhe do të zhvillohet çdo vit”, tha Khabib Nurmagomedov.

Çdo vit, në fund të verës apo në fillim të vjeshtës, do të zhvillojmë këtë turne. Janë të shumtë sportistët që duan të vijnë në këtë event, për të nderuar babanë tim. Madje edhe në këtë event të parë kemi shumë kërkesa, duke parë që shumë aktivitete sportive janë anulluar”, tha kampioni rus i arteve marciale mikse.

Nga ana e tij, Khabib Nurmagomedov po përgatitet të mbrojë titullin kampion në eventin UFC-254, që zhvillohet më 20 tetor, në Abu Dhabi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit